VIDEO/ Gold AG dhe Shyhrete Behluli publikojnë këngën, ‘Adem Jashari’

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka publikuar projektin e ri muzikor, të paralajmëruar javë më parë i cili vjen në bashkëpunim me artisten e njohur, Shyhrete Behluli.   

Kjo këngë vjen me rastin e festës së 28 nëntorit dhe projekti i është kushtuar heroit kombëtar, Adem Jasharit.

Kënga është e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa klipi është realizuar në Prekaz, tek Kulla e Jasharajve.

Muzikën dhe tekstin e ka shkruar vet reperi, teksa për orkestrimin është kujdesur Virusi.

Videoklipi i është besuar produksionit të njohur “MProduction”.

Ky projekt do të lancohej më 28 Nëntor, për Festën e Flamurit dhe ditëlindjen e Adem Jasharit, por është shtyrë për shkak të tragjedisë që ndodhi ditën e martë në vendin tonë.