Sarri: Cristiano është një pasuri e pashtershme!

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka folur për mediat përpara ndeshjes me Sassuolon në Serie-A.

Trajneri italian përveç ndeshjes foli dhe për Cristiano Ronaldon, i cili nuk po kalon një moment të mirë.

“Cristiano është pasuri e pashtershme. Ai ka qëndrueshmëri por mbase i mungon paksa mprehtësia për momentin, gjë që është e pritshme”, tha tekniku.

“Ne i kemi tre sulmues me potencial shumë të madh, prandaj gjithmonë presim shumë nga ta. Cristiano u stërvit mirë, pjesërisht me ekipin dhe pjesërisht i veçuar, ama e kemi në dispozicion”, shtoi ai.

“Shikoni, është e qartë se Ronaldo nuk është si të gjithë lojtarët e tjerë, pavarësisht se çfarë pritet nga unë të them. Jo të gjithë lojtarët janë të njëjtë. Nëse dikush nuk e pranon atë situatë, do të ishte problem për të dhe jo për ekipin, ama nuk shoh ndonjë problem me këtë”, përfundoi Sarri.