Gjykata vendos për ‘Zogun e Tiranës’/ Avokati: Bënte të njëjtën punë si vajzat, kur hyri policia ishte ....

Hermes Nikaj, apo ndryshe i njohur si ‘Zogu i Tiranës’ ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë, pas ndalimit që iu bë disa ditë më parë në akuzën për ‘prostitucion’ dhe ‘shfrytëzim prostitucioni’.

Gjykata vendosi sot që Hermes Nikaj të qëndrojë edhe 15 ditë të tjera në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Gjyqtarja Shefkia Demiraj i ka lënë prokurorisë afat 15 ditë që të zhvillojë një ballafaqim mes dy personave të tjerë, biznesmenit A. Gjini dhe vajzës D. N., që u kapën në orët e natës bashkë me “Zogun e Tiranës” në një dhomë hoteli, raporton ABCneës.

Avokati Bardhi Koçi, para trupës gjykuese ka pretenduar se klienti i tij nuk ka bërë asgjë të keqe e për më tepër të ketë shfrytëzuar vajza.

Sipas tij, marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirë.

“Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje”, deklaroi avokati Bardhi Koçi.