‘Të përqafuar’/ Si i gjetëm pa jetë nënën me tre fëmijët në krahë

“Ne shpresonim t’i gjenim të gjallë, shpresojmë kështu gjithmonë dhe në çdo situatë dhe nuk mendojmë kurrë ndryshe. Por këtë radhe nuk ndodhi kështu. I gjetëm të vdekur, nënën me tre fëmijë, të gjithë të përqafuar’. 

Kështu e nis rrëfimin e tmerrshëm kreu i grupit të ekipit italian të shpëtimit, Nicola Ciannelli. Ata punuan për nxjerrjen e njerëzve nën rrënoja pas termetit në Durrës.

Bëhet fjalë për anëtarët e familjes Lala, kur forcat e shpëtimit gjetën nën rrënoja të vdekur nënën me tre fëmijet e saj të përqafuar, binjakët dhe fëmijën tjetër ngjitur.

Eshtë gruaja e Berti Lalës, që mbijetoi nga termeti, por humbi të gjithë familjen. 

"Ishte një moment i tmerrshem për të gjithë ne, jemi prindër dhe kur e gjen veten para fëmijëve në këtë situatë, të duhet guxim jashtë mase i madh që të mund të vazhdosh me tej. Ju duhet një guxim i madh për të vazhduar më tej", thotë ai.

Sipas rrëfimit, nëna mbante në krahë përfaqur dy binjakët, gati dyvjeçarë dhe motrën e tyre 7-vjeçare.

"Kurrë ne nuk e mendojmë këtë gjë, kur ndodh, i dorëzohemi realitetit", thote kreu i ekipit italian të shpëtimit.

I vetmi i mbijetuar është një 17-vjeçar që shpëtoi nga një lavatriçe dhe u nxor me pas nga rrënojat.