FOTO/ Italianët bëhen kuq e zi për 3 ditë rresht në shenjë solidariteti për Shqipërinë

Për shkak të situatës së krijuar në Shqipëri nga tërmetet, shumë vende janë solidarizuar dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për vendin tonë.

Për këtë arsye, simbol i qytetit të Novarës në Itali, kupola e San Gaudenzio është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar.

Në shenjë solidariteti ndaj popullit shqiptar në këtë moment të vështirë, për 3 ditë resht ngjyrat e flamurit do të ndriçojnë monumentin kryesor të këtij qyteti.

Mediat italiane bëjnë me dije se kryebashkiaku i qytetit, Alessandro Canelli është shprehur se kjo është një shenjë solidariteti për tragjedinë natyrore që ka prekur Shqipërinë.