", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ ‘Falënderimi për gjestin fisnik i takon Malagas‘, Keidi Bare falënderon klubin

Situata në të cilën ndodhet Shqipëria ka prekur mbarë botën e futbollit brenda dhe jashtë vendit.

Mbrëmjen e djeshme klubi i Malagas, ku aktivizohen dy shqiptarët, Keidi Bare dhe Armando Sadiku u sensibilizua me gjendjen e vështirë që po kalon vendin  ynë dhe përpara se të zbrisnin në fushë, për ndeshjen në transfertë me Numancian, të gjithë lojtarët kishin veshur nga një bluze ku shkruhej: “Pray for Albania (Lutuni për Shqipërinë)”.

Keidi Bare duke parë mbështetjen e klubit spanjoll, nëpërmjet rrjeteve sociale ka dashur që të falenderojë klubin dhe shokët e skuadrës për gjestin e bukur.

“Falënderimi për gjestin fisnik i takon klubit të Malagas dhe sigurisht shokëve të skuadrës që na mbështetën në këto ditë të vështira për Shqipërinë. Zoti ju dhëntë forcën për të përballuar këtë tragjedi shqiptarët e mi. Bashkë jemi më të forte. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës për mbështetjen ndaj vendit tim në këto momente të vështira. Shqipëria sot është më shumë tifoze e Malagas”, shkruan mesfushori shqiptar në “Instagram”.

View this post on Instagram

Faleminderimi per gjestin fisnik i takon klubit te @malagacf dhe sigurisht shokeve te skuadres qe na mbeshteten ne keto dite te veshtira për Shqiperin. Zoti ju dhent forcen per te perballuar kete tragjedi Shqipetaret e mi .. Bashke jemi me te fort ???????? Quiero dar las gracias a todos mis compañeros por apoyar a mi país en estos momentos difíciles. Albania es hoy más malaguista @malagacf ????????????

A post shared by KEIDI BARE ? (@keidi.bare) on