Kujtohet Prokuroria, nis hetimet për shembjet e pallateve

Prokuroria e Durrësit ka nisur verifikimet pas shembjeve të disa godinave në Durrës dhe Thumanë.

Gazeta Panorama shkruan se të hënën, prokuroria do të kryejë edhe veprime konkrete.

Pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, në media është folur shumë për cilësinë e ndërtimeve në Tiranë dhe Durrës.

Ndërkohë, për pallatet e shembura në Tiranë, ka pasur raportime se ato ishin bërë të pabanueshme që pas tërmetit të shtatorit.

Kurse në Durrës ka pasur shembje në një zonë ku kishte ndërtime të reja.

Por ato janë vendosur në rërë dhe cilësia e punimeve dhe materialeve ka qenë e dyshimtë, sipas ekspertëve.

Edhe mediat e huaja dhe sizmiologët e vendeve fqinje kanë shprehur dyshimet se shkalla e dëmeve nuk duhej të ishte kaq e lartë për atë fuqi që kishte tërmeti. Por shkak për dëmet janë bërë ndërtimet e dobëta.