FOTO/ Frikë nga një tjetër tërmet, ja çfarë bën Arian Çani në emision

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe lëkundjeve të tjera që kanë pasuar këto ditë, moderatori i njohur Arian Çani ka vendosur ta organizojë ndryshe emisionin e tij mbrëmjen e sotme.

Për arsye sigurie, autori i "Zonë e Lirë" ka bërë të ditur se ai vetë, të ftuarit dhe publiku, kanë në dispozicion nga një kokore në kokë për ti paraprirë një tërmeti të mundshëm.

“I mbajmë në rast aksidenti. Fakti që sot s’ka pasur lëkundje të forta, kjo s’do të thotë se s’mund të bjerë asnjë tërmet. Duke qenë se jemi në kohë të vështira, për arsye sigurie ne e kemi nga një kokore të gjithë”, tha Çani.