Shembet tavani i gjimnazit të njohur në Tiranë, kishte vetëm 1 vit që ishte rikonstruktuar

Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ në Tiranë ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit,

Sikundër mësohet godina ka pësuar dëmtime të mëdha edhe pse ka vetëm 1 vit që është rikonstruktuar.

Më shumë e ka pësuar tavani i shkollës, ku suvatimi ka rënë plotësisht.

Zhvillimi i mësimit në këtë godinë është bërë pothuajse i pamundur, ndërkohë që pritet një përgjigje nga ana e Ministrisë së Arsimit se çfarë do të ndodhë me mësimin në këtë gjimnaz.

Nëse orët e mësimit do të pezullohen deri në rikonstruktimin e saj apo do të zhvendosen në një shkollë tjetër.