", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

‘Shpirtin kam për ta lënë në këtë fshat’, Stresi viziton nga afër banorët e Bubqit

Këngëtari i njohur, Stresi ka vendosur që të jetë pranë të dëmtuarëve nga tërmeti.

Reperi ka ndarë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ disa video në të cilat shfaqet në fshatin Bubq pranë njerëzve dhe shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

“Jo rrobat e trupit po shpirtin kam për ta lënë në këtë fshat”, ka shkruar artisti krah videos ku duket se ka përqafuar një të moshuar. Në pamjet e radhës Stresi ka ndarë problematikat e vendit dhe dëmtimet e mëdha që kanë pësuar shtëpitë e banorëve në Bubq.

Postimet në rrjetet sociale dhe mbështetja e personazheve të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar ka qenë tepër e madhe, ndërsa një pjesë e tyre i kanë përdorur llogaritë në ‘Instagram’ dhe për të shpërndarë informacione rreth ndihmave të shumta që janë ofruar nga shqiptarët.

View this post on Instagram

Jo rrobat e trrupit po shpirtin kam me lan ne ket fshat hajdeni ne bubq e mazhe hajdeni shikojeni ne keq se kabul. Ku jan 20 milion euro fonde skan cadra Ktu duan vetem cadra

A post shared by STRESI (@stresi) on