FOTOLAJM/ Pak tinguj violine dhe një buzëqeshje fëminore

Tërmeti i 26 nëntorit ka tronditur shqiptarët. Qetësia duket se nuk do vijë edhe për ca kohë.

Megjithatë është momenti për të treguar se jeta vazhdon.

Këto foto tregojnë maestron Smerald Spahiu, drejtor i orkestrës Albanian Excellence dhe maestër në Spanjë, teksa qetëson disi banorët e preku nga tërmeti në Durrës.

Tingujt e violinës së tij arrijnë të sjellin pak buzëqeshje.