Shitëset e dyqanit mbajnë simbolin e ciklit menstrual për ‘të lajmëruar’ blerësit

Dyqani ‘Michi Kake’ në Osake, Japoni u ka kërkuar punonjëseve të tij ferma që gjatë periudhës kur janë me cikël menstrual të vendosin në kostumin e punës edhe një karficë e cila njofton klientët kur ato janë në javën e tyre të stresit.

Stafi është inkurajuar që të impenjohet për të frymëzuar njerëzit dhe për të ndihmuar në thyerjen e tabusë së periodave tek femrat.

Gratë që punojnë në dyqanin ‘Michi Kake’ nuk janë të detyruara të bëjnë këtë gjë por sigurisht nëse kanë dëshirë mund të bëhen pjesë e nismës.

Nisma është ndërrmarë edhe pse vetë dyqani është me tematikë produkte lidhur me to dhe po ashtu edhe lodra seksi.

Karficat përmbajnë një personazh vizatimor të quajtur Seiri-chan, i cili njihet si një simbol i ciklit menstrual në Japoni.

Marrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net