FOTO/ Tifozët nga Gjilani shpalosin pankartën: Derisa të ketë gjithësi, rroftë e shenjta Shqipëri

Para pak minutash kanë nisur ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës, të cilat kanë nisur me një minutë heshtje për shkak të tërmetit të madh në Shqipëri që ka marrë jetët e dhjetëra njerëzve.

Pikërisht edhe në këtë ndeshje nuk mund të mungonin mesazhet e solidarizimit, për këtë situatë të vështirë që po kalon vendi jonë.

Tifogrupi i Dritës, “Intelektualët”, kanë shpalosur një mesazh për Shqipërinë ku shkruajnë: “Derisa të ketë gjithësi, rroftë e shenjta Shqipëri”.

Pikërisht kjo situatë e vështirë në Shqipëri ku ka dhjetëra viktima, ka prekur edhe futbollin teksa edhe shumë klube dhe tifozë kanë filluar nismat e tyre për të mbledhur ndihma për të prekurit nga tërmeti.