Noizy ngre alarmin: Në secilin kamp po vidhet.. Turp, turp

Në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti kanë ardhur në ndihmë edhe emra shumë të njohur të artit dhe muzikës shqiptare.

Reperi i njohur Noizy ka qënë në Durrës ditën e djeshme ku në disa video të postuara nga ai vetë shihej duke gatuar makarona e më pas ia shpërndan banorëve.

Por së fundmi Noizy me anë të një video ka treguar se kanë filluar të vidhen ndihmat që janë vënë në dispozicion të njerëzve që janë prekun nga tërmeti.

’Në secilin kamp po vidhet me të madhe. Në secilin kamp që janë ndërtuar për njërëzit e shkretë po vidhet me të madhe( duke e theksuar) .Gjithë ushqimet me pako po futen dhe po depozitohen diku nga mbrapa dhe po shiten. Gjitha rrobat po shiten online. Gjithçka që kanë etiketë po shitet. Nëse nuk besoni dërgoni dikë që nuk është i korruptuar  të kontrollojë. Me vetë të kenë dhe kamera që të ketë fakte, gjithashtu kamerat duhet të rrinë ndezur 24 orë.Turp i madh një skandal i madh’ është shprehur në video reperi.