Edi Rama kërcënon sërish mediat: Do ju mbyll

Edi Rama ka kërcënuar sërish mediat se do t'i mbyllë.

Me një postim në Twitter, Rama thotë se nuk duhet marrë mendimi i asnjë specialisti.

‘Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar te ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri ne fund te kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme te rreme qe hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve!

STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!’, shkruan Rama në Twitter.