FOTO EMOCIONUESE/ Baca nga Kosova mbart mbi shpinë ndihmat për të prekurit nga tërmeti

Solidariteti i kombit shqiptar është i jashtëzakonshëm.

Tërmeti i fuqishëm që deri tani numëron 31 viktima dhe mbi 650 të plagosur tregoi edhe një aspekt tjetër: solidaritetin vëllazëror mes shqiptarëve.

Dhe shembulli më i mirë është fotoja e mëposhtme, që po bën xhiron e rrjetit.

Një i moshuar nga Kosova, pavarësisht peshës së viteve mbi supe, jep ndihmën e tij për të prekurit nga tërmeti në Shqipërinë nënë.