5.6 ballë: Sërish goditje e fortë tërmeti, nuk ndalen lëkundjet

Nuk njeh qetësi Shqipëria. Një tjetër tërmet i fortë sapo u regjistrua.

Lëkundja ishte me forcë 5.6 e shkallës Rihter me epiqendër zonën e Kepit të Rodonit.

Tërmeti ra në një thellësi prej rreth 10 kilometrash duke shkaktuar panik tek banorët në Durrës, Tiranë, Lezhë dhe rrethina.

Tërmeti ka bërë që për momentin grupet e shpëtimit të ndërpresin punën pasi i tremben shembjes së ndërtesave të dëmtuara nga lëkundja e djeshme.

Shqipëria është duke përjetuar një stuhi tërmetesh. Më i forti ishte me forcë 6.4 i shkallës Richter që ka shkaktuar 27 viktima dhe qindra të lënduar deri më tani.