Papa Françesku: Lutem për popullin e dashur shqiptar

Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij për “popullin e dashur shqiptar, që po vuan kaq shumë këto ditë”. Në një deklaratë publike të transmetuar direkt nga Vatikani, Papa dëshiroi ”që Zoti ta bekojë këtë popull, që e dua shumë".

Në audiencën e përgjithshme sot në Vatikan, Papa tha se mendimet e tij  ishin për popullin e dashur të Shqipërisë, të tronditur dje nga tërmeti i fortë.

Papa, duke iu drejtuar italisht pelegrinëve, tha: “Do të doja të dërgoja një përshëndetje timen për popullin e dashur shqiptar, që ka vuajtur kaq shumë këto ditë. Shqipëria ishte vendi i parë që doja të vizitoja. Unë i qëndroj pranë viktimave, lutem për të vdekurit, të plagosurit, familjet. Lutem që Zoti ta bekojë këtë popull, që e dua shumë," tha Pontifi.

Po ashtu, një telegram ngushëllimi është nisur nga Vatikani drejt Shqipërisë.

Në telegramin e ngushëllimit të firmosur nga Sekretari i Shtetit, kardinali Piatro Prolin, Papa kërkon mëshirën e Zotit për viktimat, siguron lutjen e tij për të plagosurit dhe gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi. Papa gjithashtu lutet për popullit shqiptar që të ketë mbrojtjen e të Plotfuqishmit.