BBC boton foton prekëse: Shqipëria vazhdon të dridhet

Rrjeti gjigand britanik, BBC, publikoi një foto prekëse të një personi të shpëtuar nga rrënojat në Thumanë të Shqipërisë.

BBC shkruan se vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuar në rrënoja, teksa numri i viktimave ka shkuar në 24.

Rrjeti britanik thekson se mijëra njerëz kanë fjetur nëpër çadra apo makina.

“Vazhdojnë dridhjet,” shkruan BBC.

Në raportim theksohet se ky është tërmeti më i fortë për dekada.