Tërmeti tragjik ndal edhe kampionatin e futbollit/ Njoftimi i FSHF

Nuk ka futboll këtë fundjavë, ashtu siç është edhe e drejtë të jetë me vendin që po kalon orë të rënda e të mbushura me dhimbje për tragjedinë që solli tërmeti që goditi Durrësin dhe Thumanën në orët e para të mëngjesit.

Federata Shqiptare e Futbollit, pak çaste më parë, ka marrë vendimin për të ndërpresë aktivitetet për këtë fundjavë, ndërsa Sektori i Garave do të njoftojë në vijim për datat se kur do të luhet java e spostuar.