FOTO/ Gjesti human i ‘Plisave’, autobus me ndihma nga Prishtina për në Shqipëri

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë përmes një postimi në faqen zyrtare, grupi i tifozëve të Prishtinës, “Plisat”, ka grumbulluar ushqime dhe veshmbathje, që sot do të dërgohen në Shqipëri në ndihmë të të prekurve nga tërmetet.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë Plisave dhe qytetarëve të Prishtinës që të bashkëngjiten në aksionin tonë për t’i ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e “Plisave”, të cilët vazhdimisht shkojnë në stadiume në mbështetje të Kombëtares së Shqipërisë.

Thirrja e “Plisave” mori përgjigje dhe tashmë ka filluar grumbullimi i ndihmave për Shqipërinë në shesh.