‘Stop punës’: Çifti bëhet miliarder në pak sekonda
Një ndërtues dhe gruaja e tij fituan çmimin prej 135 milionë dollarë në EuroMillions.
Steve Thomson, 42 vjeç dhe gruaja e tij Lenka, 41 vjeç, janë të lumtur që në moshën e tyre do mund të tërhiqen nga puna dhe do bashkohen në një shtëpi edhe më të madhe me tre fëmijët e tyre.
Steve sapo mësoi për fitoren u drejtua tek gruaja e tij Lenka në dyqanin ku ajo punonte për t’i transmetuar lajmin e mirë.
Çifti shumë punëtor pavarësisht fitores, shkoi në punë edhe atë ditë.
Çifti qa janë bashkë prej 17 vjetësh, kanë thënë që fitorja e tyre në lotari është bekim për familjen e tyre dhe djali i tyre 10-vjeçar nuk ka ngurruar të kërkojë një Tesla.
Ndërtuesi tha: “Të kemi një shtëpi të bollshme ku secili nga fëmijët tanë mund të ketë dhomën e vet është një gjë fantastike për të dy ne dhe nuk mund të kërkojmë më shumë”.
Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net