Rrëfimi tronditës i gazetares duke qarë/ 17-vjeçari i bllokuar në vilën në Durrës... vinin zëra nga shtëpia.....

Ndonëse nga vila në Durrës e shkatërruar vinin thirrje për ndihmë nga një djalë, ajo u rrëzua totalisht. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte nga banesa në zonën e Kënetës, bëri publike një dëshmi rrëqethëse që vinte nga vila e tmerrit. 

Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërm të familjes me origjinë nga Dibra, djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë. Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht. 

“Nga ajo që bisedova me një të afërm të familjes, djali kërkonte ujë, dhe se kishte deklaruar se nuk shihte persona të tjerë rreth e qark. Ata shkuan ti japin ujë…me shpresën që të ndërhynin…ai ishte bllokuar mes një kolone”, -rrëfeu gazetarja Klodiana Lala mes lotësh për ‘News24’.