VIDEOLAJM/ Momenti kur shembet vila katërkatëshe në Durrës

Tërmeti i fuqishëm ka shembur edhe një ndërtesë 4-katëshe në Durrës.

Deri tani janë nxjerrë dy persona të pajetë nga rrënojat e kësaj banese, ndërsa është nxjerrë i gjallë një fëmijë.

Aktualisht, dyshohet se 5 anëtarë të një banese janë ende të bllokuar në këtë banesë.

Grupet e shpëtimit e kanë të vështirë për të ndërhyrë për momentin pasi ndërtesa vazhdon të shembet.