‘Abramovich nuk e ka nxjerrë Chelsean në shitje’

Në dy vitet e fundit është folur shumë në media se pronari i Chelseat, rusi Roman Abramovich, dëshiron të shesë klubin, por për të mohuar këto zëra ka menduar presidenti i Bluve të Londrës, Bruse Buck, i cili në një intervistë ka deklaruar: “A do të shitet klubi? Nga ato që di, absolutisht që jo. Nuk kam dëgjuar kurrë Abramovich-in të thotë që klubi është në shitje, madje është e kundërta. Roman është i përfshirë në klub edhe tani, po aq sa ditën e parë”, theksoi Bruse Buck.