Albin Kurti: Kosova po përjeton dridhjen dhe dhimbjen e Shqipërisë!

Kryeministri në ardhje i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në faqen e tij në FB pas tërmetit të madh mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Kurti pasi shpreh solidaritetin, ngushëllimet për familjet që kanë humbur pjesëtarë dhe gatishmërinë e Kosvës, për të ndihmuar vendin tonë bën edhe një urim, që tërmet të mos përsëriten më.

“U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t'iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”, shkruan Kurti.