Xhensila realizoi klipin në Paris, por ju mos guxoni të bëni FOTO aty

Me datë 26 Tetor, pra rreth një muaji, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, publikoi këngën e saj më të re.

Kënga titullohet ‘Paris’ dhe ashtu si vetë titulli, videoklipi është xhiruar i gjithi në Paris.

Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka thyer rekord në shikueshmëri duke arritur mbi 9 milionë klikime në vetëm një muaj.

Në videoklip, Xhensila shfaqet duke kërcyer në rrugët e Parisit, një prej të cilave ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Bëhet fjalë për një rrugë me shtëpi shumëngjyrëshe dhe plot gjelbërim.

Rrugica quhet “Crémieux” dhe i ka fiksuar të gjithë turistët, të cilët duan foto aty.

Mirëpo, kjo gjë i ka bezdisur banorët dhe për këtë arsye është vendosur gjobë për këdo që bën foto për ta publikuar më pas në rrjete sociale.

Gjoba shkon diku te 135 euro dhe nuk dihet nëse Xhensila ka paguar apo ka shpëtuar paq!