Pritja e çmendur e Berishës hutoi mesfushorin kundërshtar

Ndeshja e fundit e javës së 13-të në Serie A ishte ajo mes Spal dhe Genoas, e cila u mbyll në një barazim 1-1.

Penalltisë së Petanjës për vendasit e realizuar në minutën e 55-të, iu përgjigj Sturaro te xhenovezët vetëm dy minuta më pas.

Por, notë pozitive merr edhe portieri shqiptar, Etrit Berisha, i cili bëri edhe një super-pritje në pjesën e parë.

Ndërkohë, gardiani shqiptar vlerësohet me notën 6.5 pas ndeshjes nga “tuttomercatoweb”, dhe ky është komenti për të: “Përgjigje e shkëlqyer ndaj goditjes me kokë të Lerager, një pritje e çmendur që hutoi mesfushorin e Genoas. Nuk mund të bëjë asgjë në golin me kokë nga afër të Sutoraros. Transmeton siguri te reparti i mbrojtjes”.