Humb jetën nga tërmeti në Thumanë, i pafajshmi që e shpëtuan gazetarët nga burgu

Një nga viktimat e tërmetit në Durrës është një djalë ri, Kristian Preçi, emri i i cilit nuk është panjohur për publikun. Kristian Preçi është i riu që u mbajt padrejtësisht në burg dhe u lirua falë ndihmës së emisionit investigativ "Boom" dy vite më parë.

Gazetaja Arana Loce e Ora News e bën të ditur këtë lajm të hidhur: "Qofsh nje engjell ne parajse o Kristian Preci. Me shpirt lutem sot per ty. Ka humbur jeten nga termeti ne Thumane, djaloshi i pafajshem qe u lirua nga burgu pas ndihmes qe kerkoi ne Boom."