VIDEO/ Tërmeti, Zëri i Amerikës publikon pamjet e panikut

Një tërmet 6.6 i shkallës Rihter goditi Durrësin në orët e para të mëngjesit të të martës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por jo në njerëz. Mesnatën e kaluar u shënuan disa tërmete më të vogla në Durrës, të cilat kulmuan me atë të orës 4, kur mijëra banorë në Durrës e Tiranë dolën masivisht nga banesat. Informacionet ende të pjesshme flasin për dëmtime materiale si në ndërtesa të vjetra ashtu edhe në ndërtime të reja.