Shembet një pallat në Durrës, njerëzit kërkojnë ndihmë në rrënoja

Pamje të frikshme nga Durrësi, që sërish është më afër epiqendrës së tërmetit.

Raportohet se një pallat 5-katësh është shembur. Burimet thonë se ka njerëz nën rrënoja.

Po ashtu është shembur një hotel dhe të tjera godina.

Spitali i qytetit është mbushur plot.