Hazard: Asnjë futbollist nuk vlen 100 milionë euro!

Eden Hazard ende nuk është përshtatur me lojën e Real Madridit.

Në një intervistë për “Le Parisien”, Hazard ka folur për vlerën e tij në merkato duke theksuar se asnjë futbollist nuk vlen 100 milionë euro.

“E di që kam kushtuar shumë para, por janë miliona ato që xhirojnë mes klubeve. Merkatoja është e çmendur pasi për mua asnjë lojtar nuk duhet të vlente 100 milionë euro. Nuk e mendoj aspak shifrën që i kam kushtuar klubit, edhe po të kisha kushtuar vetëm 5 milionë do të luaja po njësoj”, deklaroi sulmuesi belg.

Kujtojmë që Hazard edhe pse kishte vetëm një vit kontratë me Chelsea-n, u largua drejt “Santiago Bernabe-ut”