'Enveri na bëri me kanoçe, Edvini po na bën me fletore kodi'

Nga Agim Xhafka

-O burrë ç’e ke këtë fletore me emra?

-Është kodi grua. Nga nesër do na përgjojnë si popull pa vendim gjykate. Andaj do shkruajmë me kod. Psh nuk do më thuash në sms vij në orën dhjetë te pishina, por bretkoca kuati dhjetë herë.

-Po fjala zemër që ke në fletore ç’kuptim ka? Se mos ke zënë dashnore!

-Hahaha, zemër ka kuptim mbasdite. Shihemi zemër, zemër, zemër. Pra në orën tre.

-Qyqja, po bajga ç’dmth?

-E kam për qeverinë. Psh bajga nuk na e solli gjeldetin. Pra nuk na u rrit pensioni.

-Po liqeni?

-Për Korçën. Nesër jam nga liqeni do të them. Ti e kupton që do jem në Korçë.

-Kështu policia do përgjojë kot.

-Kot jo se rrogat do i marrin. Edhe dietat. Edhe leshin.

-Leshin?

-Orët pas pune. Hape fletoren te fjala lesh. Hahaha, Enveri na bëri me kanoçe, Edvini po na bën me fletore kodi.