Këngëtari i njohur shqiptar bëhet operacion dhe nuk mund të këndojë

Korab Shaqiri ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike në fytin e tij.

Express ka bërë të ditur se këngëtari ka pasur nevojë për intervenim të mjekëve në fytin e tij, duke bërë operacion bajamet.

Kjo i pamundëson artistit të këndojë për një kohë të pacaktuar, duke i prishur edhe planet për disa projekte që kishte për t’i realizuar.

Korabi kishte gati një këngë për festën e 28 nëntorit, por nuk arriti ta përfundonte duke i mbetur kështu në gjysmë ky dhe disa projekte tjera.

Artisti gjithashtu merr pjesë në edicionin e këtij viti në ‘Kënga Magjike’ dhe nuk dihet nëse do të mund ta interpretojë këngën ‘live’ në netët finale që do të mbahen në fillim të dhjetorit./Express