Vasili: Referendumin nuk ka ‘bir nëne’ që e ndal dot

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se zëri i popullit është zëri i Zotit, ndaj thotë ai, Referendumin nuk ka ‘bir nëne’ që e ndal dot, sepse referendumi është zëri i popullit mbarë.

 ‘Vox Populi Vox Dei -zëri i popullit është zëri i Zotit, thoshin Romaket e lashte.

Referendumin nuk ka bir nene qe e ndal dot sepse referendumi është zëri i popullit mbare.

Rrëzat e mykyra te partive dhe avokatet e tyre te lodhur nuk mund te pengojnë dot kurrë vullnetin e popullit qe te shprehet me referendum.

Vetëm Referendumi ndan një here e mire ata qe respektojnë vullnetin e popullit nga ata qe janë armiqtë e tij’, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes rrjeteve sociale.