Ish-kryeministri Berisha: Nuk do të shkoj në mitingun e Presidentit në 8 Dhjetor

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘360 Gradë’ në RTV Ora deklaroi se nuk do të jetë prezent në thirrjen për referendum që ka bërë Presidenti Ilir Meta në datë 8 dhjetor, në sheshin ‘Demokracia’, në qytetin Studenti.

Berisha tha se atje do të marrin pjesë qytetarët, por u shpreh pro këtij referendumi.

Sali Berisha: Do të binte ndesh nëqoftëse Presidenti do kërkonte mbështetjen e opozitës. Ai do t’i humbiste palët.

Beti Njuma: Nuk do ta ketë mbështetjen e opozitës, nuk do të shkoni ju në 8 dhjetor në Qytetin Studenti?

Sali Berisha: Në mitingun e tij, jo, nuk shkoj. Ai ka ftuar popullin atje. Unë do të ndjek programin Partisë Demokratike dhe të kuptohet.

Beti Njuma: Nuk e ka mbështetjen e PD-së protesta e Presidentit në 8 dhjetor?

Berisha: Presidenti as që pretendon dhe as që kërkon me aq sa e dëgjova unë dhe sa kuptova unë mbështetjen e asnjë force politike. Ai mendon se thirrja e tij, në interesin më të mirë të qytetarëve që t’i përgjigjen që tu japë atyre të drejtë në vendimmarrje siç e ka Zvicra. Në Zvicër është populli direkt që vendos në shumicën dërrmuese të çështjeve. Ai e sheh që në një moment kur një njeri ka përqendruar të gjithë pushtetet, kjo histori mund të përsëritet dhe do që të gjithë pushtetet në kuptimin e vendimmarrjes ligjore t’i kalojnë në radhë të parë qytetarëve.