FOTO/ Tërmeti shkund Durrësin

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave të Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundjet janë ndjerë në orën 21:57 minuta në bregdetin e Durrësit.

Shumë qytetarë të Durrësit e kanë ndjerë lëkundjen sizmike, mbrëmjen e sotme.

Tërmeti ishte 3.4 ballësh i shkallës Rihter.

Kjo është lëkundja e katërt gjatë ditës së sotme, pasi tërmete me magnitudë më të vogël janë regjistruar në orët e paradites dhe pasdites me epiqendër në Durrës.