Oriola Marashi zhvishet në mes të dëborës

Modelja më njohur e momentit në Shqipëri, Oriola Marashi, duket se ka vendosur që t’i ngrejë temperaturat edhe në mes të dëborës.

Sikurse është mësuar, ajo është duke realizuar në fotosesion të ri dhe është shfaqur në malet përreth  Barcelonës, ku tashmë duket se kanë nisur edhe reshjet e dëborës. Oriola e ka shfrytëzuar këtë për të pozuar pothuajse e zhveshur.

Bukuroshja shqiptare, ka qenë vazhdimisht vizitore e Spanjës këtë vit, ku ka bërë foto të nxehta. E tillë është edhe fotoja e fundit e saj.

“Po vjen, po vjen”, ka shkruar ajo duke etiketuar në këtë postim edhe shoqen e saj, modelen Aurela Hoxha.