VIDEO/ VAR-i shkakton sërish polemika në Itali, jepet penallti e diskutueshme!

Teknologjia VAR vazhdon të shkaktojë polemika në Serie A.

Sfida mes Lecce-s dhe Cagliarit u mbyll në barazim 2-2, por fillimisht miqtë kaluan në avantazh pas një 11-metërsh të diskutueshëm.

Gjithçka u vendos pas konsultimit me sistemin VAR. Nga pamjet mund të dallohet që lojtari i Lecces e prek topin me dorë brenda në zonë, pavarësisht se bëhet fjalë për çështje milimetrash ndoshta.