Kapet shqiptari me kanabis/ Nuk do e besoni ku e kishte futur

Policia kufitare gjermane publikoi të hënën rastet më të veçanta gjatë kontrollit në kufi.

Në një rast në Bad Feilnbach, policia tha se ndaloi një shqiptar 26-vjeçar. Gjatë një kontrolli, atij iu gjetën rreth 13 mijë fara kanabisi. Shqiptari i kishte futur farat në mbathje.

Vlera e tyre është e lartë, tha policia, e cila përveç sekuestros, nisi edhe një hetim ndaj shqiptarit.

Në një rast tjetër, policia kufitare tha se një shqiptar në Sankt Augustin po sillej në mënyrë nervoze. Pas kontrollit, atij iu gjetën 13.100 euro në cash.

Policia dyshon se bëhet fjalë për pastrim parash. Shqiptari tha se ishin të ardhura nga qiraja. Autoritetet i mbajtën shqiptarit 12 mijë euro për hetime të mëtejshme.