Mungon ambulanca, starton me 15 minuta me vonesë sfida Partizani – Laçi

Ka startuar me 15 minuta me vonesë sfida në “Elbasan Arena” mes Partizanit dhe Laçit.

Shkak e vonesës është bërë mungesa e ambulancës pa të cilën nuk mund të startonte sfida e javës së 13-të në kategorinë Superiore.

Kurbinasit vijnë në këtë përballje pas 4 fitore radhazi, teksa do të tentojnë të vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive.