Majko: Thirrja e Metës për tubim më 8 dhjetor, e paprecedentë, duhet të ulë palët në tavolinë

Ministri i Diasporës Pandeli Majko e quan të paprecedentë thirrjen e Presidentit Ilir Meta për shqiptarët që të mblidhen më 8 dhjetor, në ditën e rinisë për një tubim në mbrojtje siç e quan kreu i shtetit të demokracisë, duke iu referuar krizës politike që ndodhet vendi.

Majko tha se kreut të shtetit i takon të ulë palët në tavolinë për dialog dhe jo të bëjë mitingje.

“Nuk është koha për tubime, 8 dhjetori i takon një situate të caktuar. Presidentit i duhet të ulë palët në tavolinë dhe jo të bëhet palë. Nuk e kuptoj të dalë presidenti nëpër Shqipëri dhe të bëjë miting. Nuk di të ekzistojë ky precedent në vende të tjera perëndimore ku ne aspirojmë.” /abcneës.al