VIDEO/ I bën gjëmën shoferit në mes të rrugës, shkul fshirësen e xhamit nga makina

Kjo video tronditëse tregon momentin kur një grua fshirësen e xhamit nga një Uber, më pas e përdor atë si mikrofon duke kënduar para se ta hedhë përfundimisht në rrugë.

Videoja, e filmuar në qendër të qytetit të Liverpool, tregon një grua veshur me fustan të kuq e cila duket e dehur dhe kalon përmes makinave duke ndaluar tek njëra prej tyre pasi duket se e kap keq dëshira për të kënduar.

Një dëshmitar mund të dëgjohet duke e inkurajuar atë dhe duke i thënë ta shkule para se të thotë më tej 'kjo është e rëndë'.

Më tej afrohet një burrë që e kap për beli dhe e largon nga aty ndërsa në fund të videos duket shoferi i makinës i cili zbret i shqetësuar dhe shikon dëmin që i është shkaktuar.

Marrë nga:www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net