VIDEO/ Argëtohet me njerëzit duke vendosur ngjitësa AirPod-s kudo në rrugë

Shumë njerëz që zotërojnë AirPods në vende të ndryshme të botës shqetësohen jo pak se mbase humb njëra prej tyre ndërsa janë duke ecur në rrugë ndaj edhe një artist është duke e përdorur këtë shqetësim për të tërhequr njerëzit e San Franciskos, Kaliforni, duke vendosur rreth 20 ngjitësa të AirPod-save me madhësi reale në tokë në të gjithë qytetin.

Pablo Rochat, është ideatori që qëndron pas shakasë, tha se disa njerëz u argëtuan jo pak duke tentuar të marrin ato nga toka ndërsa të tjerë mbetën të hutuar duke parë ngado nëpër rrugë të tilla.

Ideja është që njerëzit të provojnë kështu si është ndjesia e humbjes së një airpod-s të cilat kanë një vlerë monetare që fillon nga 159 dollarë dhe natyrisht të humbasësh një nuk është aspak e lehtë.

Marrë nga:www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net