FOTO/ Dua Lipa dhe Anwar puthje pasionte në publik

Lidhja e tyre filloi në qershor të këtij viti.

Dhe që nga ajo kohë ata janë bërë të pandarë me njëri tjetrin.

Dhe bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe për modelin amerikan Anwar Hadid.

Çifti shumë i përfoluar i showbizt kanë parakaluar mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq të ndarjeve të çmimeve American Music Awards .

Dua mbante të veshur një fustan ngjyrë rozë me një të çarë shumë të thellë të markës së njohur 'Miu Miu' të cilën e kishte kombinur me një rryp të zi dhe sandale të zeza.

Ndërsa Anwar kishte dalë nga stili i tij  dhe u shfaq me një kostum të zi ku mund të themi që të dy shkëlqenin.

  Dua dukej aq e dashurar me Anwar saqë mezi mbante duart larg të tij madje ato dhuruan dhe një puthje të zjarrtë teksa parakalonin në tapetin e kuq.

‘Data ime është i dashuri i im. A nuk është kaq i pashëm’ u shpreh Dua për gazetarët që po e intervistonin.