Vllaznia-Teuta, s’ka gol në sfidën ku ikën 2 herë dritat

Barazim pa gola mes Vllaznisë dhe Teutës në “Loro Boriçi”, në një ndeshje që u ndal dy herë në minutat 15-të dhe 30-të për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Shkodranët dhe durrsakët konfirmuan edhe në sfidën mes tyre ata që kanë pikën më të dobët sulmin, pasi pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve që krijuan nuk shkuan dot te goli.

Me këtë barazim Vllaznia u ngjit në kuotën e 17 pikëve dhe mban vendin e 8-të në klasifikim, ndërkohë që Teuta me barazimin e 4-t radhazi në kampionat numëron 19 pikë po aq sa edhe Laçi e Tirana, por me goleavarazh më të dobët pozicionohet e 7-ta.