VIDEO/ Hoteli me pesë yje, ku mund 'të flini’ me luanë dhe tigra

Harrojini hotelet dhe vendet e pushimit më prestigjioze dhe unike që keni parë ndonjëherë në jetë.

Tani falë një shtëpie luksoze me pesë yje të ndërtuar në mes të një parku safari do të keni rastin të bëni një banjë të ngrohtë teksa një luan ‘kurioz’ është duke ju vëzhguar apo teksa një tigër ‘ju ndjek’ me kërshëri.

“Lion Lodge”, në Port Lympne Hotel dhe Reserve në Kent, u jep pushuesve mundësinë që të flenë, të gatuajnë dhe madje të bëjnë një banjë, ndërsa kafshët e egra ndodhen vetëm pak centimetër larg dhe ndahen nga ju vetëm përmes një xhami.

Në këtë park jetojnë disa grabitqarë të cilët sapo shikojnë se dritat ndizen dhe pushuesit fillojnë të lëvizin në ambientet e brendshme të hotelit afrohen dhe ‘fillojnë’ vëzhgimin me kërshëri.

Ndërtesa është e kompletuar me një zjarr të madh të hapur dhe banjat e jashtme skandinave të ndezura me dru në platformat e izoluara dhe po ashtu është i pajisur edhe me dritare të mëdha.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net