Përjashtimi i Balotellit nga stërvitja, flet trajneri Grosso: Ai nuk kishte...

Pak ditë më parë mes Mario Balotellit dhe trajnerit të Brescias, Fabio Grosso pati një incident. Grosso e përjashtoi Balotellin stërvitja, mirëpo që nga ajo ditë askush nga palët e përfshira në incident nuk preferoi ta komentoi situatën.

Së fundmi, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Romën, trajneri italiania sqaruar se çfarë ndodhi stërvitje.

 “Nuk dua ta fryj çështjen, por as ta lë të kalojë në heshtje. Balotelli nuk kishte intensitet në stërvitje dhe kjo nuk më pëlqen. Unë mund ta ndihmoj Marion deri në një farë pike, por më pas ai duhet të ndihmojë veten e tij. Dua shumë të përdor cilësitë e tij në fushë, por duhet të dinë të gjithë që zgjedhjet bëhen në interes të skuadrës dhe jo individëve të caktuar”, deklaroi Grosso.

Tekniku i “Dallëndysheve” refuzoi të komentojë mbi formacionin me të cilin do të përballojë verdhekuqtë sot dhe nëse do të jetë apo jo Balotelli nga minuta e parë, duke thënë se të parët që do të mësojnë 11-shen titullare, do të jenë vetë lojtarët.