'Rama Ik' ushton kudo!/ Paloka: Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka deklaron se i vetmi ndryshim që kërkojnë shqiptarët është largimi i Ramës,

Në një postim në “Facebook”, Paloka reagon për nismën e maxhorancës për ndryshime kushtetuese teksa shkruan se Rama “e ka fituar një faqe në histori, si njeriu që bëri spastrimin e madh të shqiptarëve”.

Sipas tij, “ëndrrat me ndryshime kushtetuese për të kthyer diktaturën do të kthehen në makth dhe do t’i rezervojnë fatin e çdo diktatori”.

Ja postimi i plotë i Palokës

I vetmi ndryshim që kërkojnë dhe presin shqiptarët është largimi i Ramës.

'Rama Ik' është britma që ushton kudo!

Sa më shpejt të ik aq më mirë për shqiptarët po dhe për atë vetë.

Tanimë e ka 'fituar'  një faqe në histori… do të kujtohet si njeriu që bëri spastrimin më të madh të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Ëndrrat me ndryshime kushtetuese për të kthyer diktaturën do të kthehen në makth dhe do t’i rezervojnë atij fatin e çdo diktatori në Europë.