Goli i anuluar nga VAR, Futbollistit të Cityt nuk i del 'inati’: Kjo gjë do të më vras mua!

Manchester City mposhti Chelsea me rezultatin 2-1 në “Etihad Stadium”.

Ndeshja mund të kishte përfunduar dhe 3-1, por sistemi VAR i anulloi, futbollistit të Cityt, Raheem Sterling golin për pozicion jashtë loje.

Por ky goli i anuluar, nuk ishte i pari për Sterling, i cili përmes një reagimi në “Twitter” ka reaguar disi me humor ndaj teknologjisë që është vendosur së fundmi në kampionatin anglez.

“Gëzohem që përmirësova rekordin tim për golat e anuluar nga VAR-i. Shok”, shkruan ylli i Cityt në rrjetet sociale.